Deklarata e fortë e Rustës: Krimi përdor politikën në Shqipëri, lidhja e tyre është shumë e fortë

5 Nëntor 2019, 23:17

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka akuzuar politikën si një ndër shkaktaret kryesorë të njerëzve të drejtësisë të korruptuar. Në studion e Report Tv, Rusta tha se lidhja e krimit me politikën është më e fortë se ajo që krimi ka me njerëzit e drejtësisë.

"Politika i zgjedh njerëzit e drejtësisë, politikani i detyron ato që të lidhen me krimin. Këta mbarojnë punët e veta me krimin, por krimi përdor politikën, është më e fortë se dhe lidhja e krimit me njerëzit e drejtësisë. Krimi me njerëzit e drejtësisë prodhon krim, por ajo e politikës është më e rëndë. Këtu prokurori e zgjedh politikan. Në magjistraturë janë fëmijët e gjyqtarëve, prokurorë. Kjo gjë është kthyer në trashëgimi", tha Rusta.