Deklarata për komunizmin, Gjoni: Bozo të dorëhiqet nga lista e PS! Murrizi ftesë Xhafës që të bashkohen në GJK për hapjen e listave, deputeti e përshëndet

16 Mars 2021, 16:50

Deputeti i opozitë së re, Ralf Gjoni ka kërkuar që Luljeta Bozo të largohet nga lista e PS-së, për shkak të deklaratave të saj se “komunizmi ka pasur më shumë të mira”. Ai tha se Bozo duhet të kërkojë falje të gjithë familjarëve të viktimave të komunizmit, duke e cilësuar si një deklaratë të turpshme.