Deklarata shokuese e Lulzim Bashës për Moratoriumin e gjuetisë dhe kjo video e frikshme e 2009 na kujton!

11 Prill 2021, 10:51 | Përditesimi i fundit: 2021-04-11 11:00:39

Shikoni mirë këtë video të gjuetisë së tmerrshme në vitin 2009, në kohën e qeverisjes barbare të PD-së në Divjakë dhe kuptoni të gjithë se çfarë do të thonte Lulzim Basha me heqjen e Moratoriumit që mbron kafshët dhe shpendët.

Për ne që duam natyrën, të shkoje para 2013 në lagunat shqiptare, ishte një mjerim, ndjehej vdekja, klithja e kafshëve, rënkimi i pemëve. Dëgjoni dhimbjen në këtë video, shiheni dhe ndjejeni mirë. E megjithatë ishe edhe më keq, shumë më keq nga sa shihet këtu. Deputetë, zyrtarë, “ambjentalistë” të PD-së ishin mobilizuar në biznese dhe licencime edhe të huajsh, të cilët vinin në cdo stinë e sezon të masakronin shpendë e kafshë pa respektuar ciklet natyrore të shumimit të tyre. Ishin vite që menduam se ikën përgjithmonë.Nuk më besohej se Lulzim Basha kishte pasur guxim të deklaronte një gjë të tillë në Divjakë. Doja ta dëgjoja me veshët e mi. Me 8 prill, në mënyrën e tij shpërfillëse ndaj pandemisë, ligjit, qytetarisë, duke nxitur instiktet e sharjeve, dhunës, e urrejtjes, në pyllin e bukur të Divjakës, dhjetëra militantë të veshur në blu, ndiqnin Lulzim Bashën me ovacione që traumatizonin faunën e florën. E megjithatë, në pjesën e parë të takimit të tij në pyllin e Divjakës, në zemër të lagunës, lideri i PD nuk pati guximin të fliste për Moratoriumin. Mesa duket, edhe për të ishte e tepërt të shqiptonte atë fjalë të tmerrshme mes zogjve, shpendëve të rrallë, pelikanëve, aironëve. E gjeti forcën kur shkoi në qytet, mes ndërtesave. Me të njëjtat mënyra shpërfillëse ndaj kujdesit dhe jetës njerëzore, mes të bërtiturave, mungesës së maskave (jo ai për vete, por ndjekësit) shqiptoi: Premtojmë anulimin e Moratoriumit ndaj kafshëve! E tha duke e veshur me fjalë të gënjeshtërta se do të veprojmë si në Europë. Por në Europë ka mbi 50 vite që fauna dhe flora merr frymë, jo si tek ne, kur vetë Basha, qeveria e tij, politikat e mbrapshta të PD-së deri në 2013, terrorizuan faunë e florë në Shqipëri. Nuk duhet të harrojmë. Shiheni përsëri e përsëri këtë video dëshmi: ishte viti 2009, në kulmin e pushtetit të mbrapshtë të Lulzim Bashës e sigurisht, të idhullit të tij Sali dhe kujtoni kush ishin dhe si do të përkthehen në realitet fjalët që thonë sot.

    No videos found.