Deklaratat për shtrirjen 12 milje të Greqisë në Jon/ Rama: Vetëm të paudhët si Saliu e si Iliri kërkojnë shesh për përshesh deri në det

28 Dhjetor 2020, 19:37

Kryeministri Edi Rama i konsideron si tentativë për të 'kërkuar shesh për përsheshin e LSI', deklaratat e sotme të Presidentit Ilir Meta në lidhje me vendimin e Greqisë për shtrirjen 12 milje në Detin Jon.  Rama thotë se vetëm të paudhët si Saliu e si Iliri dhe ndjekësit e tyre me Lulin e me Monikën në krye, mund të kërkojnë shesh për përshesh deri në det.