“Dekorata edhe medalje” për shqiptarët në 100 vite, dikur vetëm për njerëz që i kanë dhënë shumë Shqipërisë edhe botës

7 Nëntor 2019, 18:09

48 medalje edhe dekorata që u janë akorduar personaliteteve të shquar, shqiptarë edhe të huaj, janë ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar. Dorian Koçi, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, edhe Ardit Bido i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave e cilësuan këtë ekspozitë të përbashkët, një mundësi të mirë, për të njohur dekoratat, por edhe vlerat, që mbartin për lartimin e kombit shqiptar edhe Shqipërisë. Ndërsa, studiuesi edhe arkivisti Sokol Çunga na rrëfen se në arkiv ruhen diploma të shumë dekoratave, të shekullit XX, ruhen fermanë edhe berate, por edhe tituj nderi që u jepeshin qytetarëve nga Perandoria Osmane.

“Arkivi ruan diplomat e shumë dekoratave. Në shekullin e XIX kemi fermanë apo berate, tituj nderi që u jepet qytetarëve të shquar të perandorisë osmane, mes të cilëve kemi të huaj, por kemi edhe shqiptarë. Mes personaliteteve shqiptarë që janë dekoruar nga Sulltani, janë dekorata që ka marrë e ëma e Bid Dod Pashës, Ismail Qemali, Gjergj Fishta etj. Kemi ekspozuar dekorata të fillimshtetit shqiptar të Princ Vidit apo edhe të periudhës së Zogut. Një dekoratë e ekspozuar është dhënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, por ka edhe dekorata të pasluftës. Dekoratat edhe titujt vijnë nga vende të ndryshme dhe nga shtete të ndryshme. Përzgjedhja është me shtrirje të gjerë në hapësirë edhe në kohë. U përpoqëm të sjellim përmes dokumenteve edhe personalitet e shquara që kanë merituar këto dekorata dhe medalje”, shprehet Çunga.