Dekreti për buxhetin, mazhoranca pritet të rrëzojë Metën të premten

16 Dhjetor 2018, 15:31

Ilir Meta u bë i pari president në historinë pluraliste që i kthen mbas Kuvendit buxhetin e shtetit duke mos e dekretuar atë. 

Presidenti e bëri këtë veprim i ndikuar nga protesta e studentëve, të cilët kërkonin që buxheti për arsimin të rritej. Kreu i shtetit ja nisi Kuvendit për rishqyrtim ligjin e buxhetit, duke kërkuar që të reflektohej sa të ishte e mundur mbi kërkesat e studentëve. 

Por burime pranë mazhorancës i thanë Report TV bëjnë me dije se ky dekret do të rrëzohet. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci ja ka përcjellë këtë dekret për shqyrtim, komisionit përgjegjës, atij të Ekonomisë dhe Financave. 

Ky komision do ta shqyrtojë brenda javës së ardhshme dhe të premten, në 21 dhjetor do të rrëzohet në seancë plenare me argumentin se buxheti është i balancuar. 

Por kërkesat e studentëve kanë sjellë në Kuvend dhe disa propozime të tjera. Dy amendamente janë bërë nga LSI dhe ato do t'u nënshtrohen komisioneve parlamentare, e në fund fati pritet të jetë siç e njoftoi dhe vetë Edi Rama. 

“Janë bërë për tu rrëzuar”. 

    No videos found.