Dekretoi Kodin Penal për COVID-in, Meta pyet institucionet për porositë që la: S'kam asnjë informacion, çfarë keni bërë?

27 Prill 2020, 17:03

TIRANE-Presidenti i Republikës Ilir Meta u ka dërguar një letër kryetarit të Kuvendit, kryeministrit, prokurorit të përgjithshëm, KLP-së, KLGJ-së dhe ministrive të linjës, Shëndetësisë, Brendshme, Drejtësisë, por edhe ISHP-së, policinë dhe Avokatit të Popullit duke kërkuar informacion se cfarë është bërë për porositë që dha pas dekretimit të ndryshimeve në Kodin Penal për pandeminë nga COVID-19. Kreu i shtetit thotë se deri tani nuk ka asnjë informacion se kërkesat e tij janë plotësuar.