Dekriminalizimi, Olsjan Çela: Verifikimi i subjekteve zvarritet dhe i paplotë, shumica e vendeve jashtë refuzojnë të na japin informacion

13 Prill 2023, 12:54 | Përditesimi i fundit: 2023-04-13 14:29:14

Prokurori i Përgjithshme Olsian çela ka thënë sot se edhe pse ka një rritje të kapaciteteve për sektorin e dekriminalizimit në institucionin që ai drejton, problemi qëndron te fakti se shumica e vendeve të huaja nuk japin informacion. Kjo është edhe arsye se pse sipas tij procesi ngec dhe verifikimet janë të paplota.