Del audio, militantët e PD dhe LSI planifikuan lidhjen me zinxhirë të dyerve të fakulteteve

17 Dhjetor 2018, 11:39 | Përditesimi i fundit: 2018-12-17 15:09:20

PD dhe LSI kanë mobilizuar sot të gjitha strukturat nga gjithë vendi për të organizuar një protestë në Tiranë. Sipas lajmeve dhe fotove të publikuara nga mediat në ditët që shkuan, u zbulua se PD dhe LSI kishin vënë në dispozicion autobusë dhe ushqim falas për militantet që do të vijnë sot në Tiranë.

Por, jo vetëm kaq.

Siç dëgjohet edhe nga audio e mëposhtme që ka qarkulluar në WhatsApp te të rinjtë e forumeve PD-LSI, një koordinator flet për mbyllje me zinxhirë të fakultetit të Ekonomisë e Mjekesisë (që ka ndodhur sot siç shihet nga fotot e mëposhtme) dhe blerje vezësh për të goditur e ndotur kryeministrinë.