Del ekspertiza për 17-vjeçaren e mbytur në Velipojë, shenjat e nxirjes nuk ishin nga dhuna

21 Gusht 2020, 13:25 | Përditesimi i fundit: 2020-08-21 15:00:26

Enisa Doda, 17-vjeçarja e gjetur e mbytur dy ditë më parë në Velipojë, nuk është dhunuar. Në këtë përfundim është dalë pas ekspertizës mjeko-ligjore, në një kohë kur dje u tha se 17-vjeçarja e cila kishte shkuar me pushime me familjen mund të ishte dhunuar, pasi ishte gjetur me shenja dhune në trup.

Enisa Doda së bashku me një të njohurin e saj, Indrit Bajraktari, kishin marrë një motor uji dhe kishin shkuar për të bërë xhiro. Më pas Bajraktari ishte kthyer në breg i vetëm, duke krijuar dyshime, ndërsa kishte vetëm çelësat e motorit.