Delegacioni holandez mbërrin në Tiranë mes protestuesve

28 Mars 2019, 10:59

Ka mundur të futet në Ministrinë e Brendshme pa asnjë incident, ministri i Drejtësisë së Holandës, ndërsa jashtë godinës së ministrisë së udhëhequr nga Sandër Lleshaj, protestues të shumtë të opozitës thërrisnin: E duam Shqipërinë si gjithë Evropa.

Delegacioni holandez mbërriti në Ministri i shoqëruar nga eskortat e sigurisë së Policisë. Makina e ministrit dhe delegacionit arriti deri para portës hyrëse të ministrisë pa asnjë incident, ndërsa në shkallët e ministrisë doli t'i presë drejtuesi i institucionit Sandër Lleshaj. Ajo që ra në sy ishte fakti se as ministri  Ferdinand Grapperhaus dhe asnjë pjesëtar i delegacionit holandez nuk ktheu kokën për të parë protestuesit që pas shpinës së tyre thërrisnin në kor: Poshtë Edi Rama! E duam Shqipërinë si gjithë Evropa.

Më herët lideri demokrat ka deklaruar se Shqipëria nuk e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian, madje duke shtuar edhe zërat kundër ndërkombëtarëve që e kanë vlerësuar ecurinë dhe progresin e vendit tonë në rrugën evropiane. Por duket se këto tentativa bllokuese të integrimit nuk kanë tërhequr aspak vëmendjen e holandezëve.

    No videos found.