Delvinë/ Nënë e bir jetesë në mjerim

13 Nëntor 2019, 18:22

Ismiliana dhe Gurim Daco, nënë e bir, nga qyteti i Delvinës, jetojnë mes skamjes e varfërisë, në një banesë e cila nuk plotëson asnjë kusht minimal për të jetuar. Në kohë të keqe, çfarë bie jashtë futet brenda, pasi godina ku ata rrinë është e hapur nga të katër anët.

E vetmja e ardhur për ta është pensioni modest i të moshuarës dhe lëmosha e ndonjë personi që siguron Gurimi, dhe kur ajo mungon, thjesht do jetojë me shpresën se në një moment do të vijë.Varfëria ekstreme në të cilën ata jetojnë u ka sjellë edhe pasoja në gjendjen e tyre psikologjike.

Nënë e bir të lodhur nga jeta dhe duke mos patur asnjë mundësi për të dalë nga gjendja në të cilën ata ndodhen, jashtë çdo imagjinate,  i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse dhe gjithkujt me zemër të mirë që t'i ndihmojnë, që edhe ata të jetojnë si gjithë të tjerët.

"Unë jam fukara. Jam në gjendje të keqe. Nuk kam asnjë marrëdhënie me të tjerët. Unë dua që të më ndihmojnë që edhe unë të ha si të gjithë të tjerët dhe të shikoj jetën time. Nuk ka asnjë lloj pune. Nuk kemi punë. Nuk kemi të ardhura fare. Kam shkuar në bashki po ku ka bashkia. Po nxora bukë në privat mirë ose po na dha motra. Kështu jemi gjithë jetën", thotë djali.