DËMET/ 1192 banesa, 8 shkolla, 1 qendër shëndetësore në Tiranë me dëmtime! 265 pallate kërkojnë vlerësim!Në Durrës do të shemben 12 ndërtesa

30 Nëntor 2019, 14:36

Kur kanë kaluar 4 ditë nga tërmeti tragjik që mori 50 jetë njerëzish, qindra familje vijojnë të mos kthehen në banesat e tyre, për shkak të dëmeve të mëdha që kanë pësuar por edhe nga frika për ndonjë lëkundje tjetër. Ndërkohë në Shqipëri për të filluar punën për vlerësimin e dëmeve të shkaktuar nga ky tërmet kanë ardhur grupe eskpertësh nga Greqia, Franca dhe Italia. Po kështu sot dhe nesër pritet që të mbërrijnë edhe grupe inspektorësh nga vende të tjera. Sipas ministrisë së Mbrojtjes deri më tani afërsisht  janë 4 mijë familje që e kalojnë natën jashtë për shkak të dëmeve nga tërmeti. Dy zonat më të prekura nga tërmeti i së martës janë Durrësi dhe Thumana, por dëme ka patur edhe në zonat përreth këtyre qyteteve përfshi edhe kryeqytetin. Në Tiranë 1192 banesa kanë dëmtime serioze dhe tani 265 pallate kërkojnë vlerësim. Po ashtu janë edhe 8 shkolla të dëmtuara, si dhe një qendër shëndetësore.