Dëmet nga përmbytjet në Kurbin/ Baltë dhe inerte në banesa, banorët: Situatë e përsëritur, s’kemi marrë dëmshpërblim

26 Shtator 2019, 15:11

Ndërprerja e reshjeve të shiut ka sjellë përmirësim të situatës së krijuar nga përmbytjet disa zona të Kurbinit. Uji është tërhequr nga zonat e shtëpitë, duke lënë pas, balten dhe inertet.

Në shumë familje uji deportoi  në banesa duke ju dëmtuar orenditë shtëpiake, ndërsa dëme ka patur edhe në bujqësi e blegtori. Banorët thonë se kjo nuk është hera e parë që përballen më këtë situatë dhe asnjëherë nuk janë kompensuar për dëmet e shkaktuara.

Banori: Veç njerëzit kanë shpëtuar të tjera jemi në rregull,.

Gazetari: Ke pasojë në banesë?

Banori: Hajde shihe, se akoma nuk e kam luajtur ujin se është aty brenda.

Gazetari: Është hera e parë?

Banori: E 4 apo e 5. Jam 65 vjeç,  e nuk kam pa, por ka nja 6 vjet që tek ne përmbytjet janë njëra pas tjetrës.

Banorja: Natyra, s’kemi ca i bëjmë…

Banori: Janë shkaktu… shumë janë shkaktu.. shpresojmë të bashkia te shteti. Kanalet nuk janë pastruar.

Gazetari: Jeni dëmshpërbly ndonjë herë ?

Banori: Jo, kësaj radhe shpresojmë se më parë jo.

Banorja: Mjaft materiale, divana, pula çfarë kemi pas parcelave janë prish krejt. Me ra shi ne nuk përmbytemi, por kanalet nuk janë pastruar.

Kryebashkiaku e Kurbinit Majlinda Cara thotë se grupet e punës kanë nisur verifikimin e dëmeve, ndërsa ka garantuar ndërhyrje të plotë për të parandaluar përmbytjet.

Prefekti i Qarkut Lezhë Gjok Jaku thotë se mbështetje për këto familje do të jetë e vazhdueshme.

Ndërkohë për familjeve të prekura nga përmbytjet u janë shpërndarë ushqime të cilat erdhën si kontribut i policisë së shtetit. Vërshimi i ujit i kanalit të ujerave të larta përmbyti 40 banesa në Kurbin si dhe dhjetra hektarë tokë bujqësore, ndërsa dëmet e shkaktuara janë të konsiderueshme.