Nëse janë të banueshëm apo jo pallatet që u dëmtuan nga tërmeti do të vendosin inxhinierët e huaj që ka thirrur qeveria shqiptare.
Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Golemi se vlerësimi nuk do të bëhet nga inxhinierë 'kap këtej dhe kap andej' sikur tha ai, por grupe serioze nga Franca, Turqia dhe Greqia. Kreu i qeverisë u kërkoi banorëve në Golem që të mos qëndrojnë në banesat e tyre deri kur të thonë fjalën e tyre inxhinierët.