DËMET-SHIFRAT/ 'Hidhet në tokë' shkolla e Bubqit, drejt shembjes 48 banesa në Shkodër e Dibër

6 Dhjetor 2019, 18:08

Ekspertët në Tiranë, Durrës, Krujë, Lezhë dhe Laç vijojnë vlerësimin e banesave të prekura nga tërmeti. Disa prej tyre që janë vlerësuar të pabanueshme janë shembur dhe të tjera po vijojnë që të kenë të njëjtin fat.

Zv. ministrja e Brendshme Rovena Voda ka bërë publik bilancin e baneave të dëmtuara dhe personave të evakuar nga verifikimet e deritanishme.Voda tha se deri tani janë prishur 30 objekte të cilat pësuan dëme nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës dhe ThumanëAjo evidentoi një shifër të pabërë publike më parë nga dëmet e tërmeti në qarqet Shkodër, Dibër, Fier dhe Vlorë ku janë bërë vlerësimet e banesave të panbanueshme që do të shemben në ditët në vijim dhe të atyre që do t'i nënshtrohen riparimit.