Dëmi nga uzinat e komunizmit, ja kush janë 800 banorët më të rrezikuar

7 Prill 2020, 18:35

Pasi hartës së të prekurve me COVID-19 i është shtuar edhe Poliçani, kryetari i bashkisë Adriatik Zotkaj tha në një lidhje skype për Report TV në Repolix se pas kontakteve stafi mjeksor ka rezultuar negativ pas testit të bërë. Lidhja zinxhir e rastit të infektuar me COVID-19 në këtë qytet ka kërkuar masa të rrepta, pasi në këtë qytet, 800 persona vuajnë nga sëmundje kronike dhe profesionale, për shkak të punës në uzinë. Kryetari i bashkisë Adriatik Zotkaj foli edhe për ngrutjen e një karantine në shkollën ''Refat Keli'' duke theksuar se Poliçani ka vdekshmërinë më të lartë në raport me numrin e popullsisë në Shqipëri.