Demokratët bllokojnë tunelin e Elbasanit me makina për të pritur Bashën, Balla: Qesharake dhe e pakuptimtë pse i duhen Lulit të gjithë ato shoqërues

11 Prill 2021, 16:26

#reportTV #lajmeshqip #lajme Drejtuesi politik i PS për qarkun e Elbasani, Taulant Balla ka akuzuar kryedemokratin Lulzim Basha se përveç faktit që fushata e tij po kthehet në një burim infeksioni për njerëzit, ai sot ka bllokuar për më shumë se një tunelin e Elbasanit duke krijuar një trafik të konsiderueshëm. Pritjen e Bashës me makina dhe pa asnjë respektim masave të COVID, Balla e cilësoi qesharake dhe të pakuptimtë se për çfarë i duhen Lulzim Bashës të gjitha ato makina që ta shoqërojnë nga Tirana në Elbasan. Balla tha se Luli duhet të kuptojë që sado të mbledhi njerëz e makina rreth vetes, më 25 prill të gjithë qarqet votojnë të ndarë."Në shqipqri sot ka dy fushata një fushatë e rëndësishme e vaksinimit dhe një atë të infektimit që e kryen më së miri Luli Basha. Ajo që dua të them është se njerëzit kanë më shumë nevojë për mesazhe pozitive. Është qesharake ajo që organizon PD ku për më shumë se një orë kanë bllokuara tunelin e Elbasanit duke shoqëruar Lulin. Luli të ndihet i qetë se populli i Elbasanit nuk ka asnjë problem dhe është e pakuptimtë që të marrë kaq shumë makina nga Tiranë në Elbasan pasi në fund më 25 prill të gjithë qarqet votojnë të ndarë", tha Balla. Paraditen e sotme demokratët u grumbulluan sërish në hyrje të tunelit të Elbasanit me makina, pa maska, pa distancë dhe me flamujt të PD në duar për të pritur Luzlim Bashën.