Partia Demokratike ende nuk i ka zyrtarizuar drejtuesit politikë në 12 Qarqet e vendit, ndërsa Vlora është i pari qark ku drejtuesi politik, Bujar Leskaj tashmë është prezantuar me strukturat. Kreu i PD së Vlorës, Genci Deromema thotë për Report Tv se ky hap ka motivuar strukturat, ndërsa zbulon edhe porositë e para të Leskajt për anëtarësinë.
