Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka refuzuar që të njohë rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, duke fajësuar për humbjen e tij kundërshtarin politik, Edi Rama. Për kryedemokratin, këto zgjedhje nuk kishin asnjë lidhje me demokracinë duke akuzuar se janë vjedhur nga Rama, e ndërsa shtoi se beteja e tij nuk ka përfunduar.
