Demokratët tentuan ti bllokojnë rrugën në Librazhd, Rama: 1-5 vite burg për pengimin e fushatës

13 Qershor 2019, 20:26 | Përditesimi i fundit: 2019-06-13 21:53:06

Në momentin që kryeministri Edi Rama po futej në Librazhd, një grup militantësh të opozitës tentuan që ti bllokojnë rrugën duke hedhur kapsolla në drejtim të eskortës, por janë ndaluar nga forcat e policisë që ishin në gatishmëri. Kryeministri Rama reagoi për rastin gjatë fjalës së tij në Librazhd duke thënë se personat që tentuan ti bllokojnë rrugën shkelën ligjin pasi pengimi i fushatës zgjedhore për një subjekt përbën vepër penale dhe dënohet nga 1-5 vite burg.

"Kam dëgjuar shpesh që thonë 1997, 1997! Por me kë do ta bëjnë? Me ato 100 mjeranë atje që kishin zënë rrugën dhe gjuanin me gurë dhe kapsolla të drejtuar nga politikanë qorra që u shërbejnë, Metës, Bashës, Saliut dhe Monikës?!" Sot shkelën një nga nenet, pengimin e fushatës dhe dënohen nga 1-5 vite këtë njerëz? Sakrifikojnë lirinë e tyre, për kë? Hallin e katër aventurierëve që e çuan opozitën në drejtim të paditur.

Në 30 Qershor ne do të vijojmë rrugën dhe kush do të guxojë të na dalë përpara do të përballet me ligjin, jo vetëm shqiptar. Qeveria amerikane i drejtoi gishtin me emër dhe mbiemër, Bashës dhe Kryemadhit që do të jenë përgjegjës, se qartësisht se atyre që vijojnë këtë rrugë do u hiqet e drejta për të hyrë në SHBA. E dëgjuat vetë nga Presidenti i KE-së dhe të gjithë europianët janë për zbatimin e ligjit në 30 Qershor" tha ai.

    No videos found.