Demokrati 74-vjeçar që pret të diplomohet rrëfen bisedën me Azem Hajdarin: Më tha 'Berisha do të më heqë qafe'

4 Tetor 2019, 20:57

TIRANË- 74-vjeçari Destan Dangëllia, një ish persekutuar politik, pinjoll i një familjeje të madhe me disa të burgosur e të internuar gjatë diktaturës, do të diplomohet këtë fundviti në Universitetin Bujqësor të Kamzës. Ai rrëfen disa nga motivet e shkollimit në profilin e Agro-Mjedisit, ndërkohë që ka dalë edhe në pension..

"Për motive politike mua nuk mu dha e drejta se babi im ka bërë burg politik në vitet 51-55. Por ka një gjë interesante se mamaja ime ka nxjerrë kursantet e pra,ë që u mësonte grave të para shkrim e këndim. Babanë e futën ën burg, mamnë e hoqën nga puna dhe e caktuan në koperativ. Duke u rritur ndjeja një përgjegjësi të madhe ndaj prindërve, ndaj mamës, familjes dhe i kisha vënë detyrë vetes, studioja dhe rezultat të lartë dhe gjimnazin e mbarova. Në 36 nxënës të gjithë morën bursë, vetëm unë jo", tha ai.

Destan Dangëllia është i biri i Demir Dangëllisë dhe kushëriri i Sami Dangëllisë, që e kaluan jetën në kalvarin e burgjeve dhe internimeve. Destani, një rebel i papërmbajtur gjatë komunizmit, ruan sot si gjërat më të shenjta reliket e regjimit deri në përmbysjen e tij. Ato janë: ena me të cilën ushqehej në burg Sami Dangëllia; sopata me të cilën goditi klonin Destani, për të kaluar kufirin; dhe më e fundit relike, gishti i vogël i dorës së shtatores së diktatorit, kur mori pjesë në rrëzimin e saj në vitin 1991. 

"Unë isha kryetar i seksionit demokratik në fshat, anëtar i kryesisë i Partisë Demokratike në rrethe. Mua më erdhi një udhëzim, që në datën 20 tre anëtar të grupit të seksionit duhet të vinin në Korçë, unë mësova nga burime të brendshme që bëhej fjalë për të rrëzuar në mënyrë të organizuar monumentin e Enverit në Korçë, unë tre dërgova në Korçë, ndërsa për vete shkova në Tiranë. Gjitha ai bust 11 m për tre orë u bë copa-copa i gjithi. Në kohën që e mora me këta pedagogë dhe po shkoja përpjetë vjen Azemi dhe më bie nga krahët "presim tani të na vijnë nga Korça", u shpreh për Report Tv

E ka ndihmuar shumë lëvizjen demokratike në fillimet e saj, së bashku me Azem Hajdarin, por Dangëllia sot është i zhgënjyer nga Partia Demokratike dhe nga lideri kryesor i saj, Sali Berisha:

"Azemi ka qenë një demokrat i lindur, ishte shumë trim dhe nuk e çante kokën për asnjë dhe ndoshta dhe kjo nuk i pëlqeu liderëve të Partisë Demokratike. Prandaj ndodhi dhe ajo që ndodhi me Azemin në citin 1998. Në vitin 1996 kam qenë në zyrë me Azemin, unë kisha problemin se mua më kishin hequr imunitetin në 1994, po unë në 1996 piva kafe dhe i thashë që më ka ndodhur kështu dhe më tha mua 'o destan po përse nuk më the mua'. Unë i thashë 'partia më ka hequr dhe më ka thënë shprehimisht, e kam mbajturtë fshehtë, por do ta them sot 'ai kërkon të më heq qafe mua, jo ty. Por ti të kishe ardhur tek unë' dhe fjalën e kishte botërisht për Sali Berishën", rrëfen Dangëllia.

Destan Dangëllia reliket e diktaturës pret t’i dorëzojë në Muzeun Kombëtar. Ndërkohë, me dijet që ka marrë studenti i parë shqiptar i moshës 74-vjeçare, ka vendosur t’i shërbejë biznesit të tij dhe mbrojtjes së mjedisit. 

    No videos found.