Demokrati i zhgënjyer thirrje për të braktisur Bashën:”Nuk e votoj më PD-në”

6 Maj 2020, 11:13

“Rama e Basha të zhduken nga politika”. Ky ishte mendimi i parë i një qytetari në emisionin e mëngjesit “ Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai tha se ishte një votues prej vitesh i së djathtës por i zhgënjyer deklaroi se nuk e voton më PD-në. Zotëria tepër i revoltuar me kryeopozitarin Basha u bëri thirrje edhe demokratëve të tjerë t’a braktisin atë.