Demokrati shkodran shtang Bashën: Të shoqërojnë zagarë me gradaçela, që përlyen demokracinë

1 Prill 2019, 21:07

Shkodranët kritikojnë Lulzim Basha. Kryetari i PD-së, zhvilloi sot disa takime në Malësi të Madhe dhe në Shkodër me një grup të rinjsh.

Ndërsa në përfundim të takimit, gjatë ecjes në pedonale, një demokrat i vjetër e kritikoi liderin e PD-së. Report Tv ka siguruar videon e momentit, kur qytetari i thotë se ata që të vijnë pas janë njerëz që kanë bërë gradaçela dhe kanë përlyer demokracinë.

Unë e kam mbajtur Azem Hajdarin në shpatulla, dhe këta që i shkojnë mbrapa kanë bërë gradaçela. Janë nja katër-pesë vetë nga këta që kanë përlyer demokracinë" thotë ai.

Një qytetar ndërhyn duke i thënë 'nuk po të pyesin”, por ai i kthehet duke i thënë se “jo mor jo do të pyesin”. E ndërsa truproja i Bashës i mundohet që ta largojë, ai vijon me akuzat "I shkojnë këta zagarët mbrapa këta të tjerët, duan të dalin në televizor” shprehet qytetari.