Dëmshpërblimi për dëmtimet nga tërmeti i 26 nëntorit ende pezull

14 Korrik 2020, 21:43

Kompanitë e sigurimit ende nuk kanë dëmshpërblyer të gjithë bizneset dhe individët e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Sipas Drejtorit të Autoritetit Mbikqyrës të Financave, Ervin Mete, janë dëmshpërblyer 60% e kërkesave të bëra. Ai shpjegoi edhe problematikat e hasura, duke shtuar se për të dy tërmetet dëmshpërblimet arrijnë 4.12 miliardë lekë.