Dëmtimet nga tërmeti, Rama dhe ministrat prezantojnë projektin për rindërtimin e Vorës

14 Prill 2020, 12:48

Vora është një nga zonat e prekura nga tërmeti, ndërsa qeveria ka prezantuar sot programin e zhvillimit të ardhshëm të saj dhe rindërtimi të godinave dhe institucioneve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Sipas drejtuesit të Bashkisë Vorë, pas dëmtimeve të tërmetit të 26 nëntorit janë regjistruar 2499 aplikime, ku 877 marrin bonus qiraje, 400 jetojnë në çadra dhe 10 janë kontejnerë familjarë me sipërfaqe 30 metra katror.Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka prezantuar projektin se so do të zhvillohet jeta urbane, sociale dhe kulturore e Vorës dhe mbrojtjes së saj nga autostrada, një nga problematikat e theksuar ndër vite të banorëve të kësaj qyteze. Margariti tha se në total në Vorë është një sipërfaqe prej 45 345 metra katrorë, mes të cilave 35 821 metra katror janë banesa, 9 524 metra katrorë janë shërbime dhe institucione dhe 408 janë familje. në të sipërfaqe rindërtimi përfshihen të gjitha ndërtesat e dëmtuara apo dhe degraduara..