Dëmtimi i Parkut Kombëtar të Apolonisë, drejtoresha: Ka ndodhur gjatë mbylljes, presim që këtë javë të nisë restaurimi

13 Qershor 2020, 10:49 | Përditesimi i fundit: 2020-06-13 14:17:40

Drejtoresha e Parkut Kombëtar të Apolonisë, Ornela Durmishaj në një prononcim për mediat shprehet se pritet që këtë javë të nisë puna për restaurimin. Ajo ka shtuar se është dëmtuar një monument  gjatë mbylljes totale, monumenti i Nimfeut, i cili është një çezmë monumentale që ndodhet në periferi të qytetit antik të Apolonisë.