Dëmtohen me gurë gjatë natës xhamat e zyrave elektorale të PS-së dhe PDIU-së në Fier

21 Mars 2021, 09:39 | Përditesimi i fundit: 2021-03-21 09:40:12

Zyrat elektorale të Partisë Socialiste në Fier dhe të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, janë dëmtuar në orët e para të mëngjesit në Fier.

Policia njofton se rreth orës 03:00, në lagjen "1 Maj" Fier, në rrugën "Jani Bakalli" dhe pranë poliklinikës, nga ana e shërbimeve të Policisë së rendit, janë konstatuar të dëmtuara me gur dy xhama të zyrave elektorale të këtyrë subjekteve poltike.Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.