Dëmtohet rrjeti elektrik në Kalanë e Rozafës, drejtoresha: Pa përfunduar projekti i ndriçimit, ruajtja e pamundur!

1 Maj 2021, 15:15

Punonjësit e Parkut Arkeologjik të Shkodrës gjatë ditës së djeshme evidentuan dëmtimin e rrjetit elektrik në Kalanë e Rozafës. Për këtë dëmtim, të cilin ministrja e Kulturës Elva Margariti e cilësoi një krim ndaj trashëgimisë kulturore të këtij qyteti, në “ReportTV” flet drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të Kulturës në Shkodër, Majlinda Lacaj, e cila e quan gjithashtu akt shëmtuar të bërë nga individ të papërgjegjshëm.

“Mëngjesin e ditës së djeshme punonjësit e Parkut Arkeologjik Shkodër kanë evidentuar dëmtimin e një shtylle edhe të dy ndriçuesve. Dëmi është i konsiderueshëm, por jo i parikuperueshëm”, thotë Lacaj.