Dëmtohet rruga në Malbardhë të Kurbinit, banorët: Prej dy javësh asnjë masë

27 Tetor 2019, 19:48

Reshjet e fundit të shiut kanë lënë pas mjaft pasoja në shumë zona të Kurbinit. Në fshatin Malbardhe rruga është bërë e pakalueshme nga prurjet e shumta të ujërave që vinë nga mali.

Kjo situatë ka sjellë vështirësi në lëvizje për dhjetëra banorë të këtij fshati, ndërsa ky aks lidh edhe Kurbinin me kishën 800-vjeçare të "Shën Mëhillit" e cila është mjaft e vizituar. Banorët kërkojnë ndërhyrje që ky segment rrugor të bëhet e kalueshëm, pasi në këto kushte thonë se janë të izoluar. Rruga në Malbardhe të Kurbinit dhe ura në këtë zonë janë dëmtuar prej më shumë se 2-javësh dhe deri më tani nuk ka nisur asnjë ndërhyrje për të lehtësuar sadopak lëvizjen e banorëve të këtij fshati si dhe vizitorëve në kishën 800-vjeçare.