Dëmtoi gishtat gjatë protestës, momentet kur efektivja e ‘Shqiponjave’ niset drejt Turqisë

23 Nëntor 2018, 20:39

TIRANE - Efektivja e policisë Ina Nuka, e cila mbeti e plagosur gjatë protestës që u zhvillua dje para Kuvendit, është nisur mbrëmjen e sotme drejt Turqisë për mjekim më të specializuar. 

Nën kujdesin e mjekëve të spitalit të Traumës, 24-vjeçarja doli nga ky spital rreth orës 20:20 dhe u dërgua drejt aeroportit të Rinasit nga një autoambulancë e shoqëruar edhe nga familjarët, nga ku më pas do të udhëtojë drejt Stambollit me një avion special mjekësor. Pritet që gjatë të shtunës efektivja e policisë t'i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale të vështirë në duar, për të rekuperuar dëmtimet e gishtave të shkaktuara nga kapsolla. 

24-vjeçarja, efektive e repartit "Shqiponja", dëmtoi rëndë dy gishta të dorës së djathtë gjatë tentativës për t’u mbrojtur nga kapsollat e hedhur nga protestuesit e "Unazës së Re". Ajo ka dëmtime edhe në pjesën e fytyrës. Polices iu dha ndihma e parë në Spitalin e Traumës ditën e djeshme, ndërsa ishte kryeministri Edi Rama i cili dha lajmin se Ina Nuka do nisej drejt Stambollit për mjekim të specializuar. 

    No videos found.