Denaj: Do ndryshojmë paketën e dytë ekonomike! Ibrahimaj: 38 mijë të larguar për mars-prill, do marrin pagën edhe nëse s'aplikon biznesi

27 Maj 2020, 16:32 | Përditesimi i fundit: 2020-05-27 17:26:51

TIRANE-Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj e pranoi sot për herë të parë se paketa e dytë për pagën e luftës do të ndryshohet. Ministrja tha se jo të gjitha bizneset që janë përfitues të paketës së dytë kanë arritur që brenda afateve ta marrin pagën, prandaj ka propozuar disa ndryshime procedurale (Problemet që evidentoi dje Report Tv)