Denaj në fasoneri: Kemi rimbursuar 1.68 mld lekë TVSH në gusht, do të rrisim konkurrencën

20 Shtator 2019, 20:05

Rimbursimi i TVSH-së për biznesin është një nga objektivat e qeverisë, kështu është shprehur Ministrja e Financave Anila Denaj gjatë një vizite që ka zhvilluar në një ndërmarrje fasonerie.

Produktiviteti është një element tjetër shumë i rëndësishëm për biznesin, jo vetëm atë fason, dhe në këtë komponent kaq të rëndësishëm, përgjegjësia e administratës tatimore është e lartë, në veçanti në rimbursimin e TVSH-së dhe kryesisht në zbatimin rigoroz të rimbursimit të TVSH-së në kohë. Veçanërisht fasoni, eksporti dhe grumbulluesit janë në një vëmendje të shtuar të MFE, që ky rimbursim të ndodh në kohë dhe besoj se kemi treguar me fakte që ia kemi dalë këto 8 muaj edhe pse mendojmë se kemi akoma sfidën për ta realizuar 100%. Rimbursimi i TVSH-së është detyrim i yni, për të cilin duhet të koordinohemi edhe me biznesin”.

Ndërkohë administratorja e një kompanie Etleva Laro, vlerësoi nismën e qeverisë për të rimbursuar në kohë dhe pa ndërprerje TVSH-në.

Politika e re fiskale, në mënyrë absolute na fovorizoi sepse ka qenë një nga problematikat më të mëdha të tre viteve të fundit pjesa e rimbursimit të TVSH-së. Më duhet të pranoj që shkoi shumë mirë mbyllja e borxhit të vjetër, pra mbyllja e atyre detyrimeve të vonuara për shumë kohë. Aktualisht ne jemi ende në procesin e rimbursimit për shkak se ne kemi blerje brenda vendit që kanë lidhje me elementë që i shtohen prodhimit dhe sërish kërkojnë rimbursim”.

Po ashtu ministrja Denaj ka theksuar se në muajin gusht janë rimbursuar në total 1.68 miliardë lekë TVSH, dhe kanë përfituar 22 kompani fasonerie. Ndërsa sa i takon periudhës 8 mujore janë rimbursuar 11.8 mld lekë.