Denaj në Këshillin e Investimeve: Mbështetje për të nxitur zhvillimin e ndërmarrjeve inovatore drejt një të ardhmeje digjitale

24 Mars 2021, 18:29

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, drejtoi mbledhjen e radhës së Këshillit të Investimeve, fokusi i së cilës ishte “Inovacioni në sipërmarrje, si një sfidë për rritjen e konkurueshmërisë dhe nxitës i rritjes ekonomike” .

Kushtet e vështira të ekonomisë globale  të ndikuara nga pandemia covid 19, nuk lanë jashtë edhe ekonominë shqiptare dhe biznesin, i cili u gjend në një sfidë  ndaj kohës, shpejtësisë  dhe reagimit në “përqafimin”  dhe integrimin e inovacionit ne sipërmarje.

Gjatë fjalës së saj Ministrja Denaj, nënvizoi, se viti 2020 na ka dëshmuar më shumë se kurrë rëndësinë e një dialogu të ndërtuar mbi baza të shëndosha mes institucioneve dhe sektorit privat.

“Së fundmi, së bashku me Kryeministrin Rama, kemi prezantuar disa nga shtyllat kryesore të programit ekonomik, ku spikat padyshim vëmendja e shtuar në fushën e inovacionit, tha Denaj, duke shtuar, se mirëpres këtë angazhim të Këshillit të Investimeve në drejtim te pershpejtimin te axhendes ne fushën e Inovacionit dhe Start-up”.

Ministrja shprehu angazhimin e qeverisë që gjatë viteve të fundit ka qënë në disa dimensione, duke siguruar mbështetjen përmes politikave fiskale për sektorin me një Tatim mbi Fitimin të reduktuar në 5% dhe angazhimin edhe në kuadër të Programit të Reformave Ekonomike 2021 -2023 me hapa dhe buxhetim për sektorin.

Gjatë vitit 2021, ministrja renditi planet konkrete në këtë drejtim si,  zbatimi i strategjisë së broadband, prezantimi i integrimit të incentivave për inovacionin në fondet e AZHBR, përgatitjen e strategjisë së re të  zhvillimit të investimeve dhe bizneseve; si dhe hapin e fundit  për miratimin e Ligjit për Start Up-et inovative.