Denaj për Report Tv: Rreth 50 mijë të papunë...Skema si do zgjidhet ngërçi për pagesat

14 Prill 2020, 13:29

Ministrja Anila Denaj në intervistën e saj për Report Tv tha se numri i personave që kanë mbetur të papunë nga pandemia COVID-19 në Shqipëri shkon deri në 50 mijë, por mund të rritet edhe më shumë. Kjo pasi siç ministrja tha, bizneset mund të reduktojnë numrin e punonjësve edhe pasi të rifillojnë aktivitetin kur situata të ketë ndryshuar për mirë.

"Është ndërmarrë një vëzhgim i kujdesshëm i gjithë aktiviteteve që duhet gradualisht të hapen, që deri në fund të majit, duke monitoruar situatën në aspektin e shëndetësisë, do të mundësojë që edhe aktivitetet e bizneset deri në fund të majit mund të jenë hapur disa. Nëse kjo situatë shkon drejt këtij ekuilbri edhe efekti do të jetë më i reduktuar. Edhe sikur bizneset të hapen nuk mund të themi që nuk do kenë nevojë të reduktojnë numrin e punonjësve.

Ne sot flasim për një numër të papunësh që shkon në 50 mijë të papunë, që mund të rritet në vijim, e mund të shkojë edhe më i lartë", tha ministrja.