Denaj premtoi garanci të tretë/ Fasonët: Na ndihmon, por shteti duhet e dalë garant 100%! Të jetë deri në 2% interes

24 Tetor 2020, 14:53

Lajmi se do të ketë një garanci të tretë sovrane të orientuar tek bizneset eksportuese është mirëpritur nga fasoneritë por Florian Zekja përfaqësues i shoqatës ProEksport Albania thotë se shteti duhet të dalë garant 100%, të jetë me normë interesi më pak se 2% dhe të përdoret për investime. Pengesë për marrjen e këtyre fondeve ata konsiderojnë analizat e riskut që bëjnë bankat.