Denaj: Pronarët e biznesve kanë kërcënuar inspektorët, heqin shiritin me dhe pa vendim gjykate

14 Gusht 2019, 12:58 | Përditesimi i fundit: 2019-08-14 18:32:32

TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj bashkë me drejtoreshën e Përgjithshme të Tatimeve Delina Ibrahimaj zhvilluan sot një inspektim në kuadër të aksionit anti-informalitet. Gjatë fjalës së saj ministrja Denaj u shpreh se inspektorët tatimorë janë përballur me kërcënime dhe kundërshtim të pronarëve apo administratorëve të subjekteve të kapura me shkelje. Denaj tha se disa prej tyre e heqin vetë shiritin, përdorin terma kërcënues por  në disa raste heqja e shiritit bëhet edhe me vendim gjykate duke dalë kundër ligjit. Ajo u shpreh se këto vendime do duhet të rishikohen .

"Kjo periudhë 2-mujore na ka mësuar se kultura e kërkesës së kuponit nuk është ajo që duhet nga qytetarët. Disa e heqin vetë shiritin, por shkojnë më tej edhe kërcënojnë punonjësit, në klubet e natës por edhe në disa hotele. Heqja e shiritit bëhet edhe me vendin gjykate, i cili del kundër ligjit. Këto vendime do të rishikohen. Ne do vazhdojmë punën edhe ndaj atyre bizneseve i cili vijon punën. Gjithë ky proces na ka mësuar se përtej përpjekjes së daljes së çdo ditë dhe çdo natë.

Jemi shumë afër finalizimit deri në prodhimi e paketës që synon rritjen e masë së dënimit dhe evidentimin e shkeljes pa qenë nevoja për gjimnastika nga gjykatësit. Në qoftë se vendimi i marrë nga inspektorët është konform ligjit, vendimin i tyre do të jetë kundra ligjit. I gjithë ky proces i cili vijon përgjatë këtyre dy muajve është për të rritur ndërgjegjësimin. Masat nuk mendoj se sjellin zgjidhje. Ne do ta çojmë këtë paketë për konsultim publik. Nuk dua të flasim me biznesin me gjobvënie. I them se ne jemi këtu për të komunikuar me ju. Jemi duke punuar në disa grupe paralele. Është duke u monitoruar cilësia e karburantit dhe shërbimi i tij.