Dënimi, opozita e re: Rama e çoi Saimir Tahirin të punojë kopshtar te Veliaj

20 Shtator 2019, 18:47

TIRANE-Lidhur me dënimin e Saimir Tahirit ka reaguar dhe opozita parlamentare. Deputeti i PD-së Myslim Murrizi edhe pse paralajmëroi se Tahiri do të publikojë përgjime në kohën kur Gjykata e Krimeve të Rënda do të jepte vendimin për të tha se ditët në vijim do të tregojnë se cfarë marrëveshje e re është bërë.  

“Do të prisni sot dhe në ditët në vijim në lidhje dhe me vendim që u dha mbrëmë, është një farë marrëveshje nën rogoz apo një vendim në këmbim të një heshtje. Unë shpresoj se do të ketë detaje të reja”.

Ndërsa deputeti Halit Valteri e quajti gjithë këtë proces si një lojë kalamajsh. “Saimir Tahiri akuzohet për trafik ndërkombëtar droge dhe dënohet me punë të detyruar. Nuk mendoj se ka pasur presion ndaj gjykatës por Edi Rama është i madh saqë e bën tani Saimir Tahirin të punojë bahçevan (kopshtar) te Erion Veliaj. Është shumë problem i madh kjo gjë| tha ai.

    No videos found.