Denoncimi/ Gjyqtari te '5 Pyetjet': Sot në Vlorë 100 të zhdukur! Rojen e familjes sime e morën peng, mesazhi që i dhanë

25 Nëntor 2019, 23:01

Gjyqtari i Apelit të Tiranës Alaudin Malaj bëri akuza të forta mbrëmjen e sotme në studion e emisionit '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv. Ai tha se këtë verë, në 25 korrik katër persona i morën peng një roje të familjes së tij në mes të Vlorë dhe i kërkuan që të mos e mbrojë më, por që autorët nuk u zbuluan. "Në 25 korrik një roje i familjes sime u mor peng te xhamia në Vlorë nga katër persona, iu fut pistoleta në bark, e morën në  makinë dhe e lëshuan në Fier, i thanë 'mos i mbro më për familjen time se do u gjejë belaja'. Personi shkoi në Vlorë bëri kallëzim, i shkrova drejtorit të policisë dhe i thashë zbuloje, të nesërmen nuk u bë asgjë. Pas një muaji prindërve të mi u mor një apartament me forcë me dhunë nga grupet e gatshme të policisë".