Denoncimi i 6-të, Bardhi te '5 Pyetjet': Një tjetër kryebashkiak socialist i dënuar, por e ka fshehur, po presim dosjen e plotë

27 Janar 2020, 21:22

TIRANE-Partia Demokratike paralajmëron denoncimin e një tjetër kryebashkiaku socialist në ditët në vijim për shkelje në ligjin e dekriminalizimit. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi nuk pranoi që të publikonte emrin duke theksuar se pret dosjen e plotë që do ta bëjë publike në ditët në vijim. 

"Rasti i fundit (Lefter Alla) nuk është denoncim i opozitës, por i medias, që një zyrtar i lartë konstatohej që konsumonte lëndë narkotike. Kemi në proces verifikim edhe 10 raste kryebashkiakësh, përveç pesë rasteve të denoncuara, përveç këtij të fundit, që e denoncoi media. Kemi edhe raste që janë në fazë finale, të tjerat janë në proces verifikimi, janë të dënuar dhe nëse arrijmë ta dokumentojmë brenda disa ditëve. Bëhet fjalë për një dënim të marrë në një nga vendet e BE-së.