Partia Demokratike ka reaguar sërish për situatën e koronavirusit në shkolla. Ish-deputetja Albana Vokshi thotë se në të gjithë vendin janë 160 mësues të infektuar por ata nuk janë deklaruar nga instancat shtetërore.
Sipas PD-së, në shumë shkolla të vendit nuk janë plotësuar kushtet minimale higjieno sanitare dhe se nuk respektohen protokollet shëndetësore. Vokshi thotë se nuk bëhet testimi i kontakteve të mësuesve që kanë rezultuar pozitiv.