Denoncimi i qytetarit: E turpshme që një deputet të marrë 1 milion lekë kur të dalë në pension!

28 Korrik 2020, 10:10

Është e turpshme që në Shqipëri një deputet pasi del në pension merr 1 milion lekë e ndërsa njerëzit e tjerë profesionistë paguhen shumë pak. Kështu është shprehur një qytetar në emisionin e mëngjesit duke bërë thirrje që të bëhen reforma të thella në politikat e vendit dhe tek njerëzit që e udhëheqin atë.