Denoncimi: Policia në Lezhë merr 2 milion lekë për të lejuar qytetarët të bëjnë dasma në periferi

8 Gusht 2020, 18:24 | Përditesimi i fundit: 2020-08-08 18:24:29

Një akuzë dhe denoncim shumë i rëndë ka ardhur sot nëpërmjet një telefonuesi në emisionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe Ju”. Ai ka mbështetur protestën e pronarëve të lokaleve në Lezhë që të lejohet zhvillimi i dasmave, por dënoi Policinë e qarkut atje se në zonat periferike i lejon qytetarët të bëjnë dasmave kundrejt një rryshfeti prej 2 milion lekësh.