Denoncohet LIVE 'laboratori i drogës' në Sauk/ Pronari i shtëpisë: Më kanë paguar dritat edhe kur isha në burg

26 Shtator 2019, 22:01

TIRANË- Pa Gjurmë ka denoncuar LIVE në emision një 'laborator droge' në Sauk. Gazetari Ermal Qori ka shkuar në shtëpinë e cila dyshohet se ka shërbyer si 'laborator droge'. Gjatë transmetimit ai ka raportuar se në ambientet e shtëpisë është gjetur një boçe hashashi si dhe objekte dhe enë të tjera të dyshimta si prizë treshe, sobë, kova me pleh dhe deri te mbetjet e hashashit në raftet e dollapit dhe mbi lavaman. Dyshohet se këto enë kanë shërbyer për të përpunuar lëndën narkotike.

Indicia për këtë 'laborator droge' ka ardhur nga pronari i kësaj banese Bilbil Dafku 48 vjeç. Ai ka denoncuar se gjatë kohës kur ka vuajtur dënimin për 18 muaj për 'armëmbajtje pa leje', shtëpia e tij është përdorur për kultivim të lëndës narkotike duke e bazuar dyshimin e tij edhe në mosndërprerjen e energjisë gjatë kësaj periudhe kohore, kur ai nuk ka paguar faturat dhe nuk ka jetuar  në banesën e tij.

Në shtëpinë e kyçur për afro 1 vit e gjysëm sipas pretendimit të pronarit janë gjetur materiale të tjera që nuk i përkisnin atij që janë pikërisht objektet që Pa Gjurmë i ka konstatuar gjatë transmetimit Live.

Ai ka deklaruar se në shtëpinë e kyçur për afro 1 vit e gjysëm sipas pretendimit të pronarit janë gjetur materiale të tjera që nuk i përkisnin.

Bilbil Dafku i shqetësuar për këtë situatë, dyshon se është e  e qëllimshme duke ngritur pikpyetje për personat përgjegjës, pasi i trembet faktit për një akuzë të dytë, pas asaj për ’’Armëmbajtje pa leje’’, për të cilën bëri 18 muaj burg…Kjo është arsyeja që ai denoncon live në ’’Pa gjurmë’’.

    No videos found.