Depo për prodhimin dhe modifikimin e armëve në Tiranë, kush janë dy të arrestuarit

16 Qershor 2022, 11:42

Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e policisë, ku u zbulua një depo për modifikimin dhe prodhimin e armëve të zjarrit.

‘Tregtimi, prodhimi dhe modifikimi i armëve të zjarrit. Në kuadër të operacionit ‘Silent’ është zbuluar dhe goditur një bazë ku prodhoheshin dhe modifikoheshin armë zjarri. Në një banesë në Kodër MëzeZ, ushtrohej aktiviteti për prodhimin e këtyre armëve. U bë e mundur kapja dhe arrestimi Elvis Bakllait, 30 vjeç, Dorian Kalos për mbajtjen dhe prodhimin e armëve të zjarri.’- tha Panganika.