“Deputetët 50 milion lekë në vit nga shteti tani duan lekë edhe për zgjedhjet.”

2 Shkurt 2021, 11:22

Gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë në emisionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe ju” njëri prej telefonuesve duke u ndalur tek buxheti që KQZ ka akorduar për fushatën elektorale të partive politike foli për mënyrën e padrejtë sipas tij që po shpërndahet ky fond. Deputetët gjithë vitin marrin 50 milion lekë nga paratë e shqiptarëve tani duan lekë të tjera për zgjedhjet, ka thënë ai. Askush nuk mendon për popullin, vijoi më tej telefonuesi, duke pyetur se kush nga politikanët ka dhuruar dicka për qytetarët e vuajtur.