'Deputetët e opozitës së re nuk marrin mandate', Maliqi: Tërhiqem nëse PD-LSI nuk fiton në Berat

7 Tetor 2020, 13:52 | Përditesimi: 7 Tetor 2020, 13:58

Deputeti i opozitës parlamentare Lefter Maliqi në një intervistë për Report Tv ka deklaruar se me sistemin e ri, në zgjedhjet e ardhshme, partitë e reja nuk do të marrin asnjë deputet.

"Me këtë sistem i pavarur nuk del asnjë deputet. Me këtë sistem partitë e vogla, pjesa më e madhe e këtyre të rejave që do të formohen s'do të nxjerrin deputet. Është e pamundur të dalin.

E keni parë vetë që ka qenë president Topi dhe s'ka marrë asgjë. Blushi. E kam thënë dhe se them sot për sot me këtë sistem janë 3 parti PS-PD-LSI. Rama në 2017 mori 74 mandate duke qenë edhe unë pjesë e tij. Me Bushatin që tani po hedh rrugëve dhe ka vendosur ministra kukull.

Pse ka frikë Rama nga zgjedhjet. Ky tani ka më shumë frikë se lufta brenda llojit është më e keqe se ajo që ke përballë. Edhe deputetët që rrinë aty si delle, kanë frikë dhe thonë ishalla na vë dhe njëherë në listë. Ja doli Lleshi i përdorur, ishalla është përsëri ministër se ka plane që të ikë të premten", shtoi ai.

Gjatë intervistës ku ka hedhur edhe akuza ndaj kryeministit Edi Rama, Maliqi është zotuar se do të tërhiqet nga politika, nëse në zgjedhjet e ardhshme nuk fiton PD-LSI në Berat.

"Tani jam më i fortë se atëherë, sepse asnjëherë skam hequr dorë nga njerëzit. Edhe tani si deputet zëri i tyre dhe kontaktet më të shpeshta. Në 4 komuna unë skam lënë rrugë pa bërë. Kam shkuar në Berat dhe kam mbajtur kontakte me socialistë të zhgënjyer sepse vij vetë nga ata. 4 me 3 për opozitën e bashkuar. Unë tërhiqem nga opozita e Bashkuar nëse nuk e fiton Beratin", tha ai.

b.ha./Shqiptarja.com