Deputetët e rinj Dënimet, e kaluara dhe profesionet Më të kualifikuarit dhe ata me diploma Kristali

26 Prill 2019, 12:32

Njëzetë e shtatë kandidatë në listat e Partisë Demokratike dhe LSI pranuan të merrnin mandatin e deputetit, duke mos iu bindur urdhrit të partive të tyre, ndërsa numri i ‘dezertorëve’ pritet të rritet gjatë ditëve në vijim deri në shterimin e listave shumemërore. Përpos tyre, Klajdi Qama nga lista e LSI Berat dhe Indrit Hoxha nga lista e PD Tiranë kanë dorëzuar formularët e dekriminalizimit të në KQZ, duke sinjalizuar vullnetin për marrjen e mandatit të deputetëve. Ndërsa tre deputetë, Lefter Koka i LSI dhe Rudina Hajdari e Myslim Murrizi nga PD, nuk pranuan dorëzimin e mandateve të përfaqësimit në Kuvend, duke e çuar në 32 numrin e ligjvënësve të opozitës së re në Parlament. Formimi dhe konsolidimi i opozitës së re, përfshirë edhe lëvizjen e fundit për krijimin e dy grupeve parlamentare, ishte një goditje ndaj skenarit të PD-LSI për krijimin e një krize të paprecedentë vend, përmes aktit ekstrem të djegies së mandateve, për të gjymtuar Parlamentin.

Po çfarë përfaqësojnë deputetët e opozitës së re? Cila është e kaluara e tyre dhe çfarë profesionesh kanë? Nga verifikimet e kryera nga Shqiptarja.com, vetëm dy nga grupi i deputetëve të opozitës së re janë dënuar më parë nga gjykatat. Ata janë Alban Zeneli nga listat e PD dhe Ylli Shehu nga listat e LSI. Zeneli është dënuar me 6 muaj burg në 1992 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Ai është dënuar me gjobë edhe në vitin 1996, për veprën penale të kundërshtimit të punonjësve të Policisë dhe prishje të qetësisë publike. Ndërsa Ylli Shehu është dënuar në vitin 2007 me gjobë për kontrabandë mallrash. Ai është dënuar sërish në vitin 2008 me gjobë për veprat penale të falsifikimit dhe kontrabandës. Ndërkaq, aleati i Lulzim Bashës, Artur Rroshi, është vendosur nën arrest nga Prokuroria për shkak se ka vendosur një kandidat për Bashkinë Tiranë pa vullnetin e tij, por çështja në ngarkim të tij është pushuar nga gjykata. Ligjvënësit e tjerë nuk kanë deklaruar asnjë llogari në të kaluarën me drejtësinë.

    No videos found.