Deputetët 'fashion' me aksesorët mbrojtës, nga inicialet e emrit në maskë tek ngjyrat pranverore

16 Prill 2020, 21:13

Kuvendi mblidhet sot për herë të parë që pas një muaji shkëputjeje prej masave shtrënguese dhe kufizuese të marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Një seancë ndryshe nga çdo herë tjetër që nga orari, rregullat e vendosura e deri tek akesesorët e deputetëve.

Deputetët janë shfaqur të armatosur me doreza, maska e dezinfektantë dhe të shpërndarë në çdo cep të parlamentit ditën e sotme.

Përveç veshjeve të ndryshme, e veçanta e kësaj seance janë maskat fashion të vendosura, duke filluar që nga ngjyrat pranverore, modelet dhe format e ndryshme.

Ministrja Denaj ka preferuar që gjatë rrugës për në Kuvend të mos mbante as maskë dhe as doreza, ka preferuar të veshë një kostum të zi dhe pallto blu.

Ministri Lleshaj ka preferuar të vendosë një maskë normale të thjeshtë dhe doreza të zeza duke ecur në këmbë rrugës drejt Kuvendit.