Deputetët me maska jashtë Kuvendit, spikat mesazhi që jep Ralf Gjoni! S'mungojnë të pabindurit

22 Tetor 2020, 14:42

Maska është shndërruar në një aksesor shumë i rëndësishëm, kur përveç qëllimit që ka për të mbrojtur nga COVID, ka shërbyer edhe për përcjelljen e mesazhe të ndryshme. I tillë është edhe rasti i deputetit Ralf Gjoni. Ai shkruan në maskën e tij "Shqipëria nuk është një Union Sovjetik". Pjesa tjetër e deputetëve ka maska kirurgjikale dhe me ngjyrë të zezë. Por ka edhe "të pa bindur", siç është deputeti Fidel Ylli dhe Lefter Maliqi.